Përshëndetje miq,
Në këtë ditë, shfrytëzoj rastin t'i falënderoj nga zemra administratorët e grupit "Gjuha Standarde Shqipe", të cilët me punën dhe me përkushtimin e tyre janë vënë në shërbim të ruajtjes dhe të kultivimit të vlerave të gjuhës standarde (përbashkuese) shqipe, pa i anashkaluar në asnjë moment gjithë anëtarët e grupit (familjes) tonë! 
Falënderim, respekt e mirënjohje pa fund për Anëtar Nderin e grupit, prof. dr. Valter Memisha, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, i cili me ndërhyrjet e tij me vlerë ka qartësuar a konfirmuar saktësinë e përgjigjeve për probleme të caktuara gjuhësore.
Ashtu si rrezet e diellit që i japin ditës ngrohtësi, ashtu edhe ju i jepni ndriçim gjuhës SHQIPE.
Edhe një herë: faleminderit!
P.S.
Falënderoj adminstratoren tonë, znj. Majlinda Veseli Shehu për fotografitë e përgatitura!

Shiko postimin në Facebook

Comments

Popular Posts